Banorët e Astirit, “vizitë” Ramës në Surrel - Bota Sot
Banorët e Astirit, “vizitë” Ramës në Surrel

Tirana

Banorët e Astirit, “vizitë” Ramës në Surrel

Më: 8 janar 2019 Në ora: 21:21
Protesta

Protesta e tyre vijon prej më shumë se dy muajsh, por banorët e “Astirit” nuk janë dorëzuar dhe kanë dalë sërish sot për të bllokuar në të dy kahet, aksin që të çon nga “Pallati me Shigjeta” te sheshi “Shqiponja”, për të treguar që janë kundër shembjes së banesave të tyre për shkak të projektit për ndërtimin e “Unazës së Madhe” të Tiranës.

Por sot në mbrëmje ata kanë vendosur të përshkallëzojnë protestën e tyre, duke nisur një marshim drejt shtëpisë së kryeministrit Edi Rama, në fshatin Surrel.

Aktualisht banorët e “Astirit”, të mbështetur nga deputeti i PD-së, Klevis Balliu janë duke marshuar drejt kësaj rrethine të Tiranës. Ata mbajnë me vete disa pishtarë dhe do të tentojnë t’i afrohen shtëpisë së shefit të qeverisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...