Policia kontrolle në Tiranë, disa të proceduar - Bota Sot
Policia kontrolle në Tiranë, disa të proceduar

Tirana

Policia kontrolle në Tiranë, disa të proceduar

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 10:53
Tiranë

Policia e Tiranës vijon kontrollet në të gjithë qarkun për evidentimin dhe ndëshkimin  e atyre personave që vijojnë ende të ushtrojnë aktivitetin e kundra ligjshëm të lojërave të fatit.

Procedohet penalisht 1 shtetas për veprën penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale 1 tavolinë pokeri. Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr. 3, proceduan në gjendje të lirë shtetasin:  F. Sh., 27 vjeç, banues në Tiranë. Në rrugën “Myslym Shyri” gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e këtij shtetasi u gjet një tavolinë pokeri e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë në gjithë qarkun Tiranë deri në ndëshkimin me ashpërsi të subjektit të fundit që ushtron këtë aktivitet anti-ligjor. Policia e Shtetit fton këdo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit “Komisariati Dixhital”, çdo veprimtari të tillë të kundra ligjshme. /atsh

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...