Diçka po ndodh te Tirana e Re. Veliaj na zbulon surprizën

Tirana

Diçka po ndodh te Tirana e Re. Veliaj na zbulon surprizën

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 12:39
Tirana

Një tjetër zonë e qytetit  është veshur me ngjyrat e pranverës. Bashkia e Tiranës ka ndërhyrë në një tjetër pallat ku nuk ishte vënë dorë prej shumë vitesh duke e nxjerrë nga rrënimi.  Pas një ndërprerje katër vjeçare gjatë mandatit të mëparshëm, Bashkia e Tiranës po zbaton sërish projektin për rregullimin e fasadave të pallateve në kryeqytet dhe lyerjen e tyre, projekt ky i nisur që në kohën kur kryetar bashkia ishte Edi Rama në vitet 2003-2004.

“Diçka po ndodh te Tirana e Re. Një tjetër pallat i rrënuar po del në dritë, por kësaj here me shumë shije nga një super artist...sekret dhe për pak”, shkruan Veliaj.

Pallatet ngjyra-ngjyra bënë që mediat e huaja të kryenin një sërë reportazhesh për mënyrën se si po ndryshonte Tirana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat