Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet ndaj këngëtarit Arkimed Lushaj, dhe e ka dërguar dosjen në Gjykatë. Për rrjedhojë, Lushaj, njohur për të gjithë me emrin e skenës, Stresi, do të merret i pandehur për veprën penale që e akuzon prokuroria, armëmbajtje pa leje.
Nga hetimet, ka rënë akuza për grup të strukturuar kriminal dhe trafik droge, dhe procesi gjyqësor do të zhvillohet vetëm për akuzën e armëmbajtjes pa leje.
Stresi u arrestua në flagrancë nga forcat policore më 17 tetor 2018, teksa ndodhej në një hotel në zonën e Linzës, në periferi të Tiranës. Arrestimi i tij erdhi pas hetimeve disamujore.