Nga 17 shkollat e reja e këndet, te stacioni i trenit dhe terminalet. Ja projektet e Veliajt në mandatin e dytë - Bota Sot
Nga 17 shkollat e reja e këndet, te stacioni i trenit dhe terminalet. Ja projektet e Veliajt në mandatin e dytë

Tirana

Nga 17 shkollat e reja e këndet, te stacioni i trenit dhe terminalet. Ja projektet e Veliajt në mandatin e dytë

Më: 22 mars 2019 Në ora: 09:58
Erion Veliaj

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shprehet i vendosur për të vijuar projektet strategjike për transformimin e kryeqytetit. I ftuar në emisionin “Koha për t’u zgjuar” nga Bashkim Hoxha, Veliaj renditi disa nga projektet që kanë nisur dhe do të nisin edhe në katër vjeçarin e ardhshëm. Një prej tyre është edhe projekti i ndërtimit të 17 shkollave të reja, ku tashmë terrenet janë gati.

“Janë hapur tani kantieret e 17 shkollave të reja. Një tjetër gjë që e kam me shumë merak për mandatin e dytë, por ndoshta do të fillojmë që përpara zgjedhjeve, është Piramida e Tiranës. Do transformojmë atë që u nis si mazoleum për Enverin, në atë që do jetë sot streha e thënë në gjuhën tonë të vjetër, një “pallat pionerësh”, për teknologji informacioni, kodim, dizajn, softuer. Kemi pasur përkrahjen e kryeministrit për të kaluar pronësinë e Piramidës të Bashkia e Tiranës, sapo kemi përfunduar dizajnin”, tha ai. Një nga investimet më të rëndësishme do të jetë dhe ai i ndërtimit të terminaleve të reja që do të sjellin një ndryshim rrënjësor edhe në transport. Por kurora do të jetë integrimi i terminalit me stacionin e trenit, ku qytetarët pasi zbresin prej trenit do të mund të marrin direkt edhe autobusin urban. “Për terminalet, filloi ai i Farkës, po ecim me ritme të mira. Tek terminali i Kthesës së Kamzës, do të bëjmë një modifikim. Aty do të shtohet edhe stacioni i trenit, duke qenë se Ministria do të prokurojë trenin elektrik Tiranë-Durrës. Ndoshta në një të ardhme do të vijmë me tren në emision. Ne do t’i bëjmë një modifikim dizajnin të terminalit të Kamzës, për t’i atashuar në një vend, pra t’i merr trenin, hipën në taksi, autobus, ose biçikletë, por të jenë të gjitha në një kompleks”, deklaroi Veliaj. Lajm shumë i mirë është edhe për fëmijët që do të kenë një Kopsht Zoologjik modern. “Gjëja që besoj është një lajm shumë i mirë për fëmijët është transformimi total i Kopshtit Zoologjik, që është hallka e fundit e transformimit të Liqeni i Tiranës. Ne kemi bërë aty këndin e lojërave, hapim një tjetër kënd lojërash nga ana jugore. Dhe transformimi i Kopshtit Zoologjik, si epiqendër e çdo aktiviteti për fëmijët, me teatër kukullash, me florën, faunën, them që do të jetë një nga pikat më atraktive në qytet. Pastaj kemi projekte të tjera pafund”, siguroi kreu i Bashkisë së Tiranës. Në vëmendje të Bashkisë së Tiranës për katër vitet e ardhshme do të jetë edhe çështja e parkimit, dhe ndërtimi i këndeve të lojërave. Në kryeqytet do të hapen brenda një muaji edhe dy parkingje nëntokësore. “Së pari ne këtë muaj hapim dy parkingje të reja nëntokësore. Kështu që gjithë zona e rrugës së Elbasanit që është një nga më problematikat, që kam dëgjuar edhe në telefonata, duke qenë se aty ka edhe institucione, siç është Thesari, Tatimet, merr zgjidhje me parkimin tek “7 xhuxhat”, ku ne do të kemi 700 parkime nëntokë dhe prapë këndin e lojԯrave sipër, kësaj herë jo të privatit, por të publikut. Se ajo ishte tokë e bashkisë, se mbaj mend dhe për atë pati protesta. Komuniteti tjetër që kemi patur probleme është tek rruga e Elbasanit sipër, që është përballë Ambasadës Amerikane, dhe pas stadiumit “Qemal Stafa”, edhe ai merr zgjidhje, sepse aty hapim parkingun tjetër me 300 vende. Kështu që gjithë sheshi “Italia”, dhe gjithë zona e njësisë 2 dhe Saukut, dhe gjithë shërbimeve që ofrohen atyre, gjithashtu merr një zgjidhje. Kemi shtuar këtë vit me 4 mijë posta”, deklaroi Veliaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...