Siguria në aeroportin "Nënë Tereza" i kalon komisariatit të Rinasit

Tirana

Siguria në aeroportin "Nënë Tereza" i kalon komisariatit të Rinasit

Më: 10 prill 2019 Në ora: 19:36
Ardi Veliu

Nga kjo e mërkurë, sigurinë në aeroport do ta marrrë përsëipër komisariati i policisë së Rinasit. 

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu në një konferencë për shtyp nga Rinasi u shpreh: "Shefi i komisariatit të policisë së Rinasit krahas detyrave funksionale që do të ketë për kontrollin e menaxhimit të kufirit merr edhe përgjegjësinë e drejtimit, menaxhimit, kontrollit dhe bashkëpunimit me kompaninë e sigurisë në aeroport për të bërë të mundur kthimin e sigurisë në ato parametra që kërkojnë qytetarët por edhe standardi i Aviacionit Civil".

Grabitja e 10 milion eurove, zv/ministri i Infrastrukturës: Ndodhi e keqja më e vogël  

Zv/ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Artan Shkreli: Kemi dhënë rekomandime për rritjen e sigurisë. Parametrat e sigurisë që janë bërë në pranverë të 2013 do ndryshojnë duke pasur parasysh ngjarjen e djeshme. Do të jetë Policia e Shtetit që do marri përgjegjësi.

Koncesionari nuk ka qenë në gjendje të krijojë atë nivel sigurie që kërkohet sot, referuar ngjarjes së mëparshme. Shumë shpejt do të ketë informacione se çfarë ju gjet personit të vrarë. Duhet thënë se ka ndodhur e keqja më e vogël, humbje financiare, por fatmirësisht nuk kemi pasur humbje në njerëz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat