Veliaj kërkon një mandat të dytë, u shkruan letër qytetarëve të Tiranës - Bota Sot
Veliaj kërkon një mandat të dytë, u shkruan letër qytetarëve të Tiranës

Tirana

Veliaj kërkon një mandat të dytë, u shkruan letër qytetarëve të Tiranës

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 14:04
Foto

Kandidati socialist për një mandat të dytë në drejtimin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është i bindur se votimet do të bëhen me 30 qershor, pavarësisht vendimit të Presidentit Meta.

Veliaj u ka dërgua një letër të personalizuar qytetarëve të Tiranës përmes së cilës i falenderon për mbështetjen që i kanë dhënë në këto katër vite.

“E dashur familje e Tiranës sonë! Me shumë përulësi më lejoni t’ju falenderoj për besimin dhe ndihmën tuaj në transformimin e Kryeqytetit në këto 4 vite të paharruara… Mezi pres të nisim së bashku një tjetër 4- vjeçar. Për Tir?nën që duam! @erionveliaj”, është ky mesazhi që Veliaj përcjell tek qytetarët.

Veliaj i fton qytetarët që me 30 qershor ti besojnë një mandat të dytë për një të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre siç shprehet ai.

Kryebashkiaku së bashku me ekipin e tij vijon takimet elektorale me banorë të Tiranës duke e vënë theksin te zhvillimi i periferisë dhe projekteve të nisura, si Unaza e Re, sheshi "Shqiponja"  etj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...