Erion Veliaj shpall fitoren në Tiranë me rekord votash - Bota Sot
Erion Veliaj shpall fitoren në Tiranë me rekord votash

Tirana

Erion Veliaj shpall fitoren në Tiranë me rekord votash

Më: 30 qershor 2019 Në ora: 23:16
Erion Veliaj

Pas mbylljes së procesit të votimeve në gjithë Shqipërinë, Erion Veliaj ndau në Twitter rekordin e tij të radhës përsa i përket votave që ai mori në Tiranë.

Për Veliajn këto zgjedhje konfirmuan mbështetjen e tij në krye të Bashkisë së Tiranës madje edhe me më shumë vota se 4 vite më parë. Atëherë ai u zgjodh kryetar Bashkie me rreth 160 mijë vota nga të cilat 108 mijë ishin të PS dhe të tjerat nga aleatët kryesisht LSI. Sot, sipas asaj që ka ndarë Veliaj në Twitter, në Tiranë kanë votuar 171 mijë votues dhe kjo për të është rekord i ri.

Në fakt procesi i numërimit të votave ende nuk ka nisur dhe duhet të kujtojmë se në Tiranë Veliaj nuk kandidonte i vetëm. Pra 171 mijë votat nuk janë apriori për kandidatin e Partisë Socialiste.

Sipas të dhënave zyrtare të KQZ në Tiranë morën pjesë 171390 votues (25.86%). Këto pritet të ndahen mes Erion Veliajt dhe Arben Skënderit.

Image

Këto zgjedhje vendore janë karakterizuar nga një pjesëmarrje shumë e ulët në votime, 21.6% në rang kombëtar sipas KQZ.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...