Millionaire.it: Tirana qyteti modern mes progresit, teknologjisë dhe mikpritjes - Bota Sot
Millionaire.it: Tirana qyteti modern mes progresit, teknologjisë dhe mikpritjes

Tirana

Millionaire.it: Tirana qyteti modern mes progresit, teknologjisë dhe mikpritjes

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 11:29
Ilustrim

Harroni gjithçka që ju kanë treguar deri sot për këtë vend, pasi ekziston në fakt, një Shqipëri e dytë, krejtësisht ndryshe nga ajo që ekziston në imagjinatën kolektive, shkruan millionaire.it, faqja online më e lexuar e biznesit në Itali.

”Modernizim, shërbime bashkëkohore, pika turistike dhe një ushqim i mirë janë korniza e një qyteti. Tirana një qytet i rinovuar plotësisht dhe në kulmin e zhvillimit. Progresi dhe teknologjia kryqëzohen per t’i hapur rrugën një realiteti shumë tërheqës, mbi të gjitha për të huajt dhe pikërisht në këtë kontekst ndërthuret kompania moderne “Viaggiare e Sorridere”, klinikë e themeluar nga sipërmarrësi Dritan Gremi, që prej vitesh është kthyer në një pikë referimi për të gjithë personat në kërkim të shërbimeve shumë cilësore së bashku me kujdesin ndaj personit dhe mirëqenies se tij”, shkruan millionaire.it.

”Ky nuk është një turizëm i thjeshtë dentar: lidhja e dyfishtë qëndron në fakt midis një larmishmërie ofertash që i mundësojnë pacientit t’i nënshtrohet çfarëdolloj trajtimi se bashku me mundësinë për të zbuluar Tiranën dhe rrethinat e saj, nëpërmjet aktiviteteve të shumta që “Viaggiare e Sorridere” propozon. Vëmendja tek personi është maksimale: fillon nga pritja në aeroport, në sistemimin pranë strukturave moderne që klinika ofron, deri në një planifikim të pasur që i lejon klientët të kthehen në turistë, në zbulim të Shqipërisë dhe bukurive të saj”, vazhdon ajo.

Pikërisht këtu, duke konsideruar që ky vend ka nivelin e taksimit më të ulët në zonën e Ballkanit dhe Mesdheut, shumë sipërmarrës të rinj, kanë vendosur të investojnë në aktivitete të çdo lloji.

Vlen të përmendet rasti i shef Loris Marinetto, i restorantit “Attimi”, që mirëpret mysafirët e “Viaggiare e Sorridere” me pjata elegante dhe shumë të kërkuara si edhe rasti i sipërmarrësit Gjergj Luca që ka krijuar një “qytet brenda qytetit” dhe një restorant tipik “Rozafa Fish City”, në zonën e Elbasanit ku përpunohen produkte si açuge dhe karkaleca, që eksportohen më pas në të gjithë Evropën.

Iv Tase, nga ana tjetër, një zhvillues i ri shqiptar i cili falë programit “Welcome Albania” ofron vizita virtuale në zbulim të Shqipërisë autentike dhe të bukur dhe natyrisht edhe brenda klinikës “Viaggiare e Sorridere”.

Dy hapa larg nga “Sheshi Skënderbej”, i cili ndodhet në zemër të qytetit dhe përfaqëson një pikë shumë tërheqëse, pacientët munden ndër të tjera, të qëndrojne në struktura super të reja dhe moderne, të pajisura me çdo komoditet dhe të rigjejnë buzëqeshjen duke kursyer të paktën 50%.

Ndërsa ata që ndodhen në vështirësi ekonomike, mund të përfitojnë kura, të nevojave primare falas, (heqje, proteza të lëvizshme). Vlen për t’u nënvizuar në fund që, pavarësisht kostove shumë të ulëta “Viaggiare e Sorridere”, mbështetet në bashkëpunimin e specialistëve dhe ekspertëve më të mirë të shëndetit dhe përdor materiale me vlerë, të sigurta dhe me cilësi të lartë, të shoqëruara me garanci dhe certifikata te KE-së”, përfundon millionaire.it.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...