OSHEE tregon hartën: Nesër këto zona në Tiranë pa energji elektrike - Bota Sot
OSHEE tregon hartën: Nesër këto zona në Tiranë pa energji elektrike

Tirana

OSHEE tregon hartën: Nesër këto zona në Tiranë pa energji elektrike

Më: 6 gusht 2019 Në ora: 19:44
Ilustrim

Për shkak të punimeve dhe ndërhyrjeve që po kryhen në disa kabina elektrike në Tiranë, shumë zona janë përballuar me mungesën e energjisë elektrike.

Për këto ndërhyrje ka qenë i vazhdueshëm edhe reagimi i OSHEE-së, e cila ka paralajmëruar qytetarët, duke i ftuar ato të marrin masat për orët që nuk do të ketë furnizim me energji.

Edhe për nesër disa zona në Tiranë nuk do kenë furnizim të rregullt, kjo si pasojë e punimeve që po kryehen në rrjet nga vetë OSHEE-ja.

Njoftimi i OSHEE-së:

Stakim i datës 7 gusht

Për shkak të punimeve për rikonstruksionin e kabinave, në datën 7 gusht do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë

09:00- 09:30- rruga “Ferit Xhajko”, rruga “Gjon Buzuku”

10:00 -10:30- rruga “Ferit Xhajko”, rruga “Memo Meto”

11:00- 11:30- rruga “5 Maji”

12:00 -12:30- rruga “Ferit Xhajko”, rruga e Dibrës

09:00 deri 15:00- Zona midis rrugës “Fortuzi” dhe rrugës “Maliq Muço”, zona midis rrugës |Vëllezërit Manastirli” dhe rrugës “Muhamet Gjollesha”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...