4 të arrestuar dhe 2 vëllezër në kërkim, si u përpoqën dëshmitarët t’ja ngarkonin 27 vjeçarit vrasjen e Çelajt - Bota Sot
4 të arrestuar dhe 2 vëllezër në kërkim, si u përpoqën dëshmitarët t’ja ngarkonin 27 vjeçarit vrasjen e Çelajt

Tirana

4 të arrestuar dhe 2 vëllezër në kërkim, si u përpoqën dëshmitarët t’ja ngarkonin 27 vjeçarit vrasjen e Çelajt

Më: 23 gusht 2019 Në ora: 11:06
Foto

Është zbardhur ngjarja e djeshme në Tiranë ku pas një konflikti të çastit u qëllua me armë zjarri në kokë shtetasi Indrit Çelaj, i cili ka ndërruar jetë sot në spitalin e Traumës. Katër persona janë arrestuar dhe dy vëllezër janë shpallur në kërkim për plagosjen me pasojë vdekjen e të riut.

Pas hetimeve të policisë ka rezultuar se ne ambientet e katit të parë të godinës trekatëshe në rrugën “Muhamet Gjollesha”, shtetasi G.K, 31 vjeç, në bashkëpunim me vëllain e tij, shtetasin A. K, 28 vjeç, pas një konflikti të çastit me shtetasin Indrit Çelaj, teknik kondicionerësh, i cili po kryente kondicionimin e vilës, e kanë plagosur rëndë këtë të fundit.

Dy vëllezërit, djemtë e pronarit (B.K) të vilës, janë shpallur në kërkim nga policia.

Ndërkohë, janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

E.S., 43 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje” në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake dhe e municionit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.

F.B., 41 vjeç, B. K., 54 vjeç dhe L. Ç., 36 vjeç, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vertetës”, pasi dyshohet se kanë qenë prezent ne momentin që ka ndodhur ngjarja dhe nuk kanë njoftuar organet kopetente sipas detyrimit ligjor.

Dje u raportua se autor i dyshuar i ngjarjes ishte shtetasi L.V., 27 vjeç, i cili u arrestua gjatë orëve të vona të natës, por nga hetimet ka rezultuar se ai nuk është autor i plagosjes. Nga veprimet hetimore, rezultoi se katër dëshmitarët kanë biseduar me shtetasin L.V, me të cilin kishin lidhje shoqërore dhe i kanë kërkuar që të merrte përsipër autorësinë e ngjarjes./TCH

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...