Zbulohet itinerari i maratonës së katërt të Tiranës, ja në cilat pika do të kalojë - Bota Sot
Zbulohet itinerari i maratonës së katërt të Tiranës, ja në cilat pika do të kalojë

Tirana

Zbulohet itinerari i maratonës së katërt të Tiranës, ja në cilat pika do të kalojë

Më: 7 tetor 2019 Në ora: 20:38
Foto

Këtë të diel do të zhvillohet edicioni i katërt i Maratonës së Tiranës. Aktiviteti shihet jo vetëm si një garë sportive, por edhe një mundësi për tu argëtuar dhe për të mbajtur trupin në formë.

Për këtë Bashkia e Tiranës, si një nga organizatoret e këtij eventi të madh sportiv ka menduar që të vijë këtë vit me plotë risi, si në aspektin e organizimit ashtu edhe të itinerarit që do të përshkojnë sportistët nga mbi 42 shtete të ndryshme që do të marrin pjesë në të.

Gara është e organizuar në dy kategori: Tirana10K dhe Half Marathon 21 Km, të cila do të përshkruajnë thuajse të njëjtin itinerar.

Ndryshe nga vitin e kaluar, kësaj here starti do jetë në Sheshin “Skënderbej” dhe më pas garuesit e të dyja kategorive do të kalojnë në Rr. “Ded Gjo Luli” – Rr. “Kavajës” – Rr. “Ibrahim Rugova” – Shëtitorja “Lasgush Poradeci” – Shtegu i Biçikletave te Parku i Liqenit – Rr. “Lek Dukagjini” – Sheshi “Nënë Tereza” – Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” – Rr. “Gjergj Filipi” – Rr. “Papa Gjon Pali II” – Bulevardi “Bajram Curri” – Rr. “George W. Bush” – Rr. “Abdi Toptani” dhe për të arritur finishin që sërish do jetë Sheshi “Skënderbej”.

Kategoria Tirana 10K do ta përshkojë këtë itinerar vetëm një herë, ndërsa Half Marathon 21 Km do ta përshkojë dy herë, plus 1 mijë metra më shumë në rrugën e “Kavajës”.

Me qëllim organizimin dhe mbarëvajtjen e aktivitetit më të madh sportiv që zhvillohet në vendin tonë, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka hartuar një plan masash për organizimin e lëvizjes së automjeteve gjatë zhvillimit të maratonës. Sipas këtij plani masash është parashikuar që duke filluar nga e shtuna pasdite deri të dielën në mesditë do të ketë kufizim të qarkullimit të automjeteve në disa segmente rrugore, ku do kalojë itinerari i maratonës.

Përshkrimi i itinerarit

Sheshi “Skenderbej”

Rr. “Ded Gjo Luli”

Rr. “Kavajës”

Rr. Ibrahim Rugova

Shëtitorja “Lasgush Poradeci”

Shtegu i biçikletave te Parku i Liqenit

Rr. “Lek Dukagjini”

Sheshi “Nënë Tereza”

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”

Rr. “Gjergj Filipi”

Rr. “Papa Gjon Pali II”

Bulevardi “Bajram Curri”

Rr. “George W. Bush”

Rr. “Abdi Toptani”

Bashkia Tiranë

 Sheshi “Skëndërbej”

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...