Sheshi Skënderbej/ Fotoja në konkursin e arkitekturës në CNN - Bota Sot
Sheshi Skënderbej/ Fotoja në konkursin e arkitekturës në CNN

Tirana

Sheshi Skënderbej/ Fotoja në konkursin e arkitekturës në CNN

Më: 14 nëntor 2019 Në ora: 06:24
Sheshi Skënderbej

Një foto nga lart e kullës së observatorit danez, një foto artistike e një muzeu të veçantë në Norvegji, imazhi i një qiellgërvishtësi kinez që ngrihet mbi qiellin e Shenzhenit, gjithsej 11, dhe mes tyre, edhe një foto nga sheshi Skënderbej në Tiranë, janë zgjedhur nga CNN si fotot më impresionuese arkitekturore të vitit.

Imazhet i shtohen edhe 21 finalistëve të tjera në ceremoninë e përvitshme të ndarjes së çmimeve për fotot arkitekturore, me fituesit që do të shpallen në fetsivalin botëror të arkitekturës në Amsterdam, në dhjetor.

Fotoja nga Sheshi Skënderbej, është realizuar nga Laurian Ghinitoiu dhe garon në kategorinë e “ndërtesave në përdorim”.

Lista me 11 foto vjen pas përzgjedhjes së 2 mijë propozimeve nga 40 vende të ndryshme. Pjesa më e madhe, nga Britania e Madhe, por edhe nga vende të tjera si Kina, SHBA, Rumania dhe Kolumbia.

Çmimet, ndahen në gjashtë kategori, që kanë të bëjnë me pamjen e jashtme, atë të brendshme e madje edhe në fotot e realizuara me celular.

Për katër nga gjashtë kategoritë do të votohet nga pjesmarrësit në festivalin tre ditor në dhjetor. Fituesit zgjidhen nga një panel i përbërë nga arkitektë të njohur dhe figura të industrisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat