Kryeprokurorja e Tiranës: Janë 200 persona të arrestuar për dhunë në familje - Bota Sot
Kryeprokurorja e Tiranës: Janë 200 persona të arrestuar për dhunë në familje

Tirana

Kryeprokurorja e Tiranës: Janë 200 persona të arrestuar për dhunë në familje

Më: 25 nëntor 2019 Në ora: 09:25
Foto nga ngjarja

Prokuroria e Tiranës po zhvillon aktualisht një aktivitet kundër dhunës ndaj grave.

Gjatë fjalës së saj, kryeprokurorja e Tiranës, Elizabeta Ymeraj deklaroi se janë 200 persona të arrestuar për dhunë në familje.

“E nisim këtu pranë akuzës ditën e parë kundër dhunës, pasi motoja jone është: bashkë kundër dhunës. Janë ashpërsuar dënimet për veprat penale të dhunës ndaj gruas. Këto vepra penale janë të shpeshta dhe një fenomen shqetësues”, u shpreh Ymeraj.

“Sa herë që goditet një femër ne të gjithë bëhemi të ndjeshëm.  Të ndërgjegjësojmë veten, ambientin ku jetojmë, kështu të ndërgjegjësojmë të gjithë shoqërinë”, tha Nurihan Sehitaj, anëtare e KLP-së.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat