Arrestohen katër persona brenda 24 orëve në Tiranë, policia jep detajet, ja si u zbuluan

Tirana

Arrestohen katër persona brenda 24 orëve në Tiranë, policia jep detajet, ja si u zbuluan

Më: 26 dhjetor 2019 Në ora: 09:40
Foto ilustrim

Katër persona janë arrestuar brenda 24 orëve në kryeqytet për vepra të ndryshme penale. Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shigjetat” u arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, shtetasit E. Th., 20 vjeç dhe K. K., 20 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi gjatë kontrolleve fizike të ushtruara ndaj këtyre shtetasve nga Policia, i është gjetur një sasi lënde e dyshuar narkotike (kanabis).

Nga specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u arrestua në flagrancë, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” shtetasi A. N., 46 vjeç, banues në Tiranë, pasi në bar kafen që administronte ushtronte veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit dhe gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, i është gjetur dhe sekuestruar njësi kompjuterike, e cila shërbente për këtë aktivitet të kundërligjshëm.

Nga specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u arrestua në flagrancë, për veprën penale “ Dhuna në familje”, shtetasi E. B., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Zydi Herri” ka ushtruar dhunë fizike ndaj 2 shtetasve, duke i shkaktuar dëmtime fizike.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat