Premtimi i Veliajt: Në Tiranën e 2020, më shumë hapësira ku fëmijët studiojnë e argëtohen

Tirana

Premtimi i Veliajt: Në Tiranën e 2020, më shumë hapësira ku fëmijët studiojnë e argëtohen

Më: 31 dhjetor 2019 Në ora: 13:21
Foto ilustrim

Viti 2020 do të jetë i fëmijëve. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj siguron se të vegjlit e kryeqytetit do të kenë më shumë hapësira ku jo vetëm të studiojnë, por edhe ku të argëtohen.

Përmes një postimi në Facebook, Veliaj thekson se çdo projekt i Bashkisë do të jetë miqësor me fëmijët.

“Fëmijët dhe mënyra se si ata e shohin botën kanë qenë gjithmonë prioritet për ne. Ndaj në Tiranën e 2020, jo vetëm që do të krijojmë më shumë hapësira ku fëmijët të studiojnë e argëtohen, por çdo projekt i Bashkisë Tiranë do të jetë miqësor me fëmijët”, thekson Veliaj.

Tirana ia ka dalë që në katër vite e gjysmë të shndërrohet në një qytet miqësor me fëmijët duke i vendosur ata në qendër të çdo politike të ndërmarrë nga ana e Bashkisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat