Kush e ka parë? Zhduket një grua në Tiranë

Tirana

Kush e ka parë? Zhduket një grua në Tiranë

Më: 29 janar 2020 Në ora: 18:06
Flora Turmalaj

Prej më shumë se 24 orësh, një grua në Tiranë rezulton e zhdukur pa gjurmë.

Të shqetësuar për fatin e saj familjarët kanë bërë denoncim në polici, si dhe kanë publikuar fotografi me shpresë për ta gjetur.

Bëhet fjalë për 53-vjeçaren Flora Turmalaj, e cila qysh prej orës 09.45 të paraditës të së martës, është zhdukur pa gjurmë.

Ajo është parë për herë të parë pranë një dyqani në rrugën “Mihal Duri”, siç mund të shikoni në fotografi, ku shihet e veshur me një xhup ngjyrë jeshile.

Mësohet se gruaja vuan nga probleme të shëndetit mendor, çka mund të vështirësojë orientimin e saj.

Për këtë arsye familjarët kanë vënë në dispozicion të kujtdo që ka informacion për Florën, dy numrat e telefonit 0673868672 dhe 0693330101. 

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat