"Shporta e bebes", qytetarët kundërshtojnë vendimin e Bashkisë: Më mirë lekë se produkte - Bota Sot
"Shporta e bebes", qytetarët kundërshtojnë vendimin e Bashkisë: Më mirë lekë se produkte

Tirana

"Shporta e bebes", qytetarët kundërshtojnë vendimin e Bashkisë: Më mirë lekë se produkte

Më: 7 shkurt 2020 Në ora: 17:01
Shporta e bebes

Vendimi i Bashkisë së Tiranës për ndryshimin e bonusit të bebes duke e kthyer atë në një shportë me produkte për bebet e porsalindura kundërshtohet nga qytetarët. Ata shprehen se lekët janë ato që një prindi i nevojiten për të blerë më pas produktet që u duhen për fëmijën e tyre.

Jo më 5000 lekë, por pelena, shampo dhe një libër si të jeni prindër të mirë. Këto do të ofrohen tashmë nga Bashkia e Tiranës për çdo bebe të porsalindur.

Për prindrit dhe gjyshërit, kjo nuk është zgjidhja më e mirë, duke u shprehur se përmes lekëve, prindi blen ato që janë më të domosdoshme për fëmijën e tij.

"Produktin cilësor e zgjedh vetë personi."

"Të marrë lekët dhe i merr vetë ajo zonja."

"Lekët patjetër sepse blen atë që ke nevojë dhe të duhet."

Zgjedhja e produkteve është një tjetër çështje për të cilën ata shprehen se nuk besojnë në ato se çfarë shporta do të ofrojë.

"Nuk kanë siguri."

"Mund të jenë dhe skaduara dhe sëmurin bebin."

Në mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak të Tiranës për vitin 2020 ndër vendimet e tjera u miratua ndryshimi i bonusit të bebes, duke e shndërruar atë një një shportë me produkte dhe duke hapur kështu garën për një tender të ri nga ana e bashkisë së Tiranës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat