“Nëse po e sheh këtë poster…” Nisma e Veliajt është për të gjithë - Bota Sot
“Nëse po e sheh këtë poster…” Nisma e Veliajt është për të gjithë

Tirana

“Nëse po e sheh këtë poster…” Nisma e Veliajt është për të gjithë

Më: 10 prill 2020 Në ora: 11:22
Posteri

Nisma më e fundit e Bashkisë së Tiranës është shumë e veçantë. Nëpër çdo rrugë të Tiranës tashmë do të shihni nga një mesazh sensibilizues, që i përket secilit prej nesh.

Hapësirat që dikur kanë qenë zënë nga reklamat e marketingut, janë mbushur me mesazhe sensibilizuese për gjithë qytetarët e Tiranës. Për gjyshet e gjyshërit, për vrapuesit, për çiklistët, për një qytetar që thjesht ka dalë këto ditë nëpër rrugët e kryeqytetit, ka vetëm një mesazh: Qëndro në shtëpi.

Ndërsa nuk mungojnë edhe mesazhet e falenderimit për ata që janë në krye të detyrës këto ditë të vështira pandemie.

“Nëse po e sheh këtë poster… #RriNeShtepi”, shkruan kryebashkiaku Veliaj në një postim me foto në Instagram.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat