Rindërtimi/ Rama: Nis dhënia e granteve në Tiranë. Qeveria do të paguajë një për një të gjithë banorët!

Tirana

Rindërtimi/ Rama: Nis dhënia e granteve në Tiranë. Qeveria do të paguajë një për një të gjithë banorët!

Më: 14 korrik 2020 Në ora: 13:03
Foto

Ka nisur dhënia e granteve për shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit në Bashkinë Tiranë.

Për riparimin e dëmeve të shtëpive të tyre përfitojnë drejtëpërsëdrejti 200 familje në banesa individuale, 50 në komunën e Farkës nisin këtë javë, dhe 28882 familje në banesa kolektive. 52 pallate janë për prishje dhe 10 pallate do të rikonstrukturohen.

“Qeveria do të paguajë një për një të gjithë banorët, për meremetimet e dëmeve të tërmetit, në një shumë totale afro 8 miliardë lekë ose 80 milionë USD”, u shpreh Kryeministri Rama.

Rama: Nis dhënia e granteve të meremetimit vetjak të banesave në Tiranë, të cilat u dëmtuan pjesërisht nga tërmeti i 26 nëntorit. 200 familje në banesa individuale dhe 2882 familje në banesa kolektive, përfitojnë drejtpërsëdrejti pagesat e granteve për riparimin e dëmeve të shtëpive të tyre në Tiranë.
Qeveria do të paguajë një për një të gjithë banorët, për meremetimet e dëmeve të tërmetit, në një shumë totale afro 8 miliardë lekë ose 80 milionë USD. Nga dita në ditë do të nisim punën në terren. Në Bashkinë e Tiranës do të fillojë shembja e godinave, që konsiderohen të pabanueshme dhe të parindërtueshme. Të gjithë banorët e atyre shtëpive do të marrin shtëpi të reja me kushte shumë më të mira.

“I garantoj të gjithë se ne jemi çdo ditë pa orar në punë dhe ky është prioriteti i prioriteteve tona. Do vazhdojmë intensivisht punën”, shton më tej Kryeministri.

Ndërkohë, ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, u shpreh se këtë të premte do të inaugurohet nisja e punimeve për 50 njësitë e para individuale, ndërsa ndërtimi i banesave kolektive urbane kërkon pak më shumë kohë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat