Ditë rekord rastesh të reja më COVID/ Tirana vijon të kryesojë listën e qarqeve më të prekura

Tirana

Ditë rekord rastesh të reja më COVID/ Tirana vijon të kryesojë listën e qarqeve më të prekura

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 17:18
Foto ilustrim

Vendi regjistroi sot shifrën më të lartë të infeksioneve të reja në 24 orë, 311, ndërsa Tirana vijon të kryesojë listën e qarqeve më të prekura.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e  fundit, në Tiranë u regjistruan 100 raste të reja, ndërsa pas Tiranës është Fieri me 66 raste e më pas Durrësi me 17.

“Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 100 raste në Tiranë, 66 në Fier, 32 në Durrës, 17 në Mallakastër, 14 në Vlorë, nga 11 raste në Lushnje, Berat, nga 10 raste në Pogradec, Skrapar, 8 në Roskovec, 7 në Peqin, 4 në Elbasan, 3 në Lezhë, nga 2 raste në Korçë, Mirditë, Gjirokastër, nga 1 rast në Krujë, Kurbin, Devoll, Kukës, Tropojë, Librazhd, Tepelenë, Divjakë, Gramsh, Maliq, Patos, Poliçan”, bën me dije Ministria.

Sa i përket rasteve aktive në total, Tirana numëron sërish më shumë se sa qarqet e tjera, 4362, ndërsa ndiqet nga Durrësi me 832 dhe më pas nga Fieri me 646.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   4362

Durrës   832

Fier  646

Shkodër  518

Korçë  513

Lezhë 389

Elbasan  384

Vlorë 351

Berat 256

Kukës 184

Gjirokastër 129

Dibër 90

Njoftimi i plotë i Ministrisë:

Ju informojmë lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri: Janë kryer 1378 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 311 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Janë shëruar 85 qytetarë, duke e çuar në 10,893 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

100 raste në Tiranë, 66 në Fier, 32 në Durrës, 17 në Mallakastër, 14 në Vlorë, nga 11 raste në Lushnje, Berat, nga 10 raste në Pogradec, Skrapar, 8 në Roskovec, 7 në Peqin, 4 në Elbasan, 3 në Lezhë, nga 2 raste në Korçë, Mirditë, Gjirokastër, nga 1 rast në Krujë, Kurbin, Devoll, Kukës, Tropojë, Librazhd, Tepelenë, Divjakë, Gramsh, Maliq, Patos, Poliçan.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 289 pacientë, 11 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 53 vjeçar nga Fieri, një 59 vjeçar dhe një 61 vjeçare nga Prrenjasi, një 61 vjeçar nga Korça, një 65 vjeçare nga Tirana, një 80 vjeçar nga Elbasani me sëmundje bashkëshoqëruese. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët për të mbajtur detyrimisht maskën edhe në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.

Maska/Barriera mbrojtëse e fytyrës ndihmon në zvogëlimin e përhapjes së infeksionit në komunitet duke minimizuar transmetimin e tij nëpërmjet spërklave nga individë të infektuar.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (28 Tetor 2020)

Raste të reja ditore 311

Të shëruar ne 24 orë 85

Të shtruar në spitale 289

Humbje jete në 24 orë 6

Testime ditore 1397

Testime totale 121,004

Raste pozitive 20,040

Raste të shëruara 10,893

Raste Aktive 8,654

Humbje jete 493

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4362

Durrës 832

Fier 646

Shkodër 518

Korçë 513

Lezhë 389

Elbasan 384

Vlorë 351

Berat 256

Kukës 184

Gjirokastër 129

Dibër 90

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat