Abone ilegale nga Bashkia e Tiranës, punonjësit shesin abone jashtë pikave të miratuara dhe me çmim më të ulët

Tirana

Abone ilegale nga Bashkia e Tiranës, punonjësit shesin abone jashtë pikave të miratuara dhe me çmim më të ulët

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 21:56
Ilustrim

Punonjës të bashkisë së Tiranës në prag të nisjes së muajit të ri shesin në stacionet e urbanëve abone të transportit publik nën koston reale, duke shkelur kështu ligjin. Ndërkohë mësohet se abonetë e studentëve nuk janë shpërndarë ende dhe pritet që as për muajin nëntor të mos ketë një biletë të përmuajshme.

Bashkia e Tiranës përcakton me ligj se abonetë e transportit publik shiten vetëm në pikat e licencuara me çmimin e përcaktuar prej institucioneve përkatëse.

Megjithatë në fund të muajit, në disa stacione në kryeqytet shpesh shihen persona të cilët shesin abone me çmim më të ulet.

Por ajo që vihet re, është se ligjin këtë rast e shkel vetë Bashkia.

Dy personat që njoftojnë udhëtarët se kanë abone të linjës së përgjithshme me çmim 1500 lekë të rinj, mbajnë varur një mjet identifikues me logon e Bashkisë.

Për nëntorin do të mungojnë abonetë e studentit, shkak mësimi online

Ndërkohë që abonetë e përgjithshme gjenden kudo, e njëjta situatë nuk është për ato të studentëve. As për këtë muaj nuk do të ketë abone studenti për shkak se mësimi do të zhvillohet online.

Punonjësit e një prej pikave të shpërndarjes së aboneve të studentëve, jashtë kamerave thonë se nuk u është shpërndarë asnjë sasi deri tani.

Janë rreth 21 mijë bileta mujore për studentët të cilat u miratuan për tu shpërndarë në nëntor, por duket se Shoqata e Transportit do ti tërheqë ato duke marrë përsipër edhe mungesën e tregut dhe koston që mund ti kushtojë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat