Lagje të Tiranës prej dje pa energji, OSHEE: E kthejmë brenda 2 orësh

Tirana

Lagje të Tiranës prej dje pa energji, OSHEE: E kthejmë brenda 2 orësh

Më: 2 nëntor 2016 Në ora: 09:30
Ilustrim

Prej ditës së djeshme disa lagje të kryeqytetit vuajnë mungesën e furnizimit me energji elektrike.

Mësohet se energjia është ndërprerë që prej orës 19:30 të mbrëmjes së të martës dhe nuk është rikthyer ende.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë elektrike e justifikon mungesën e energjisë me lëvizjen e Nënstacionit Qendër.

Në një njoftim të ditës së sotme, OSHEE thotë se vijon puna në terren për të zgjidhur defektet në zonë e “Kodrës së Diellit”, në një pjesë të Selitës deri tek liqeni i Thatë.

“Rreth 70% e defekteve janë zgjidhur për banorët e Komunës së Parisit.Zgjidhje defekteve në ‘Rrugën e Kavajës’ dhe ‘Myslym Shyrit’. Po punohet në dy kabina për t’i dhënë zgjidhje problemit brenda dy orësh”

Mbrëmë u njoftua se 4 fidra që lidhen me nënstacionin e Selitës pësuan avari për shkak të mbingarkesës nga mosfunksionimi i Nënstacionit Qendër.

Lidhur me problematikën reagoi edhe Partia Demokratike.

Sekretari Organizativ, Enno Bozdo, tha se luhatjet e forta te tensionit dhe nderprerja e energjise ka sjelle djegie te paisjeve elektroshtepiake dhe humbje per biznesin.

Bozdo: “Çmimi i energjise eshte rritur por drita s’ka. Faturat aforfe kercasin gjithandej, por ne kete fillim dimri, energjia po nderpritet si kurre me pare.Edi Rama te fut ne burg per faturen, por kur digjen pajisje, kur i le ne erresire qytetaret, kur u shkakton humbje bizneseve, kush mban pergjegjesi, kush duhet te shkoj ne burg?!”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat