Atentat në mes të Tiranës, zbulohet identiteti i të riut që u qëllua me armë

Tirana

Atentat në mes të Tiranës, zbulohet identiteti i të riut që u qëllua me armë

Më: 16 nëntor 2017 Në ora: 13:26
Ilustrim

Një atentat ka ndodhur pak më parë në zonën e “Astirit” në Tiranë pranë Unazës së Re, ku ka mbetur i plagosur një i ri i identifikuar si Gentjan Ramani.

Policia bën me dije se i riu 28 vjeçar është qëlluar nga disa persona ende të paidentifikuar. Mësohet se të shtënat e atentatorëve kanë ardhur nga një automjet. Ngjarja mendohet se është filmuar nga një sërë kamerash sigurie, e deri më tani policia ka nisur hetimet për identifikimin e atentatorëve.

Mësohet gjithashtu se i plagosur 28 vjeçar është jashtë rrezikut për jetën dhe po mjekohet në spitalin e traumës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat