Veliaj: Bashkëfinancojmë tarracat e gjelbra të pallateve - Bota Sot
Veliaj: Bashkëfinancojmë tarracat e gjelbra të pallateve

Tirana

E martë, 23 tetor 2018

Veliaj: Bashkëfinancojmë tarracat e gjelbra të pallateve

Më: 18 prill 2018 Në ora: 16:38
Projekti i tarracave të gjelbra në kryeqytet

Projekti i tarracave të gjelbra në kryeqytet do të shtrihet në ndërtesat publike dhe private, ku Bashkia e Tiranës do të jetë bashkëfinancuese.

Pas projektit të parë të realizuar në tarracën e Bashkisë së Tiranës, kryeqytetit i është shtuar një tjetër tarracë e gjelbër, ajo e Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se kjo ide do të zbatohet edhe në godina të tjera në kryeqytet.

Shumë prej ndërtesave publike në Tiranë si ministritë, institucione varësie apo drejtori, mund të kenë një mikro-hapësirë, një lulishte në nivelin vertikal. Sot të gjithë po flasim për pyje orbitale dhe pyje vertikale, pra si mund të ndërtojmë një oaz gjelbërimi në tarracën e secilës prej ndërtesave publike.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test