Eskalon Haxhi Shala ndaj Vjosa Osmanit, pasi ia shkarkoi djalin e quan fundërrinë

Aktuale

Eskalon Haxhi Shala ndaj Vjosa Osmanit, pasi ia shkarkoi djalin e quan fundërrinë

Nga: N.Sh Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 06:23
Familja Shala

Shkarkimi nga pozita e Konsullit të Përgjithshëm në Pragë, të Flakron Shalës, djalit të deputetit Haxhi Shala ishte bërë në ditën e lindjes së tij.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Haxhi Shala, ka reaguar pas shkarkimit të djalit të tij nga ushtruesja e detyrës së Presidentit Vjosa Osmani.

Deputeti Shala, teksa e uroi birin e tij, Flakronin, me rastin e ditëlindjes, përmendi tërthorazi edhe vendimin e u.d. të Presidentit, Vjosa Osmani, e cila gjatë ditës ia shkarkoi nga posti i Konsullit të Përgjithshëm në Pragë.

Shala e quajti fundërrinë Osmanin, ani pse nuk ia përmendi emrin.

Reagimi i plotë nga Haxhi Shala:

“Flakron biri im kur ti linde para 25 vite unë jetoja refugjatin dhe Kosova lëngonte nga robëria serbe.

Sonte kur ti Flakron dhe Kosova jeton lirinë, lirinë tënde dhe te Kosovës po e njollosin fundërrinat e ngjitura në kulmin e shtetit.

Flakron flakro kudo qe je me dashurinë për atdheun tonë Kosovën!

Urime ditëlindja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat