Gani Geci i drejtohet qytetarëve të Llapit, mos bëni gabimin që e bëri Drenica që 20 vjet!

Aktuale

Gani Geci i drejtohet qytetarëve të Llapit, mos bëni gabimin që e bëri Drenica që 20 vjet!

Nga: N.Sh Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 13:19
Gani Geci

Ish-deputeti i Kosovës, Gani Geci i është drejtuar qytetarëve të Podujevës, të cilët do të dalin në zgjedhje këtë të diele.

Geci përmes një postimi në Facebook, ka kërkuar nga llapjanët që mos të bëjnë gabimin e njëjtë që e ka bë Drenica që 20 vjet.

Sipas tij, Podujeva nuk duhet të bjerë në duart e njerëzve me prirje marksist-leninist dhe stanilisite.

Ai thotë se, duhet me votua LDK-së sepse është e djathtë edhe pse sipas tij, mundet me pas ndonjë arsye që mos me votua atë.

Lexojeni shkrimin e Gani Gecit:

Të dashur Llapjan,

A e dini pse duhet të fitoj LDK-ja në Llap?!

Sepse Podujeva nuk bënë të bjerë në duar të njerëzve me prirje Marksist- Leniniste dhe Staliniste.

Kjo kërkesa e ime është legjitime nga përvoja si anti-komunist i përbetuar dhe duke u bazuar në vuajtjet e mija 30 vjeçare nga komunistët e rinj dhe t’vjetër.

Thirrja ime për Llapin është e drejtë dhe legjitime po e them me plotë sinqeritet .

Po dua të iu lus unë si Drenicak juve si Llapjanë të mos gaboni sikur në Drenicë që 20 vjet s’po mundemi me i përmirësuar gabimet e vitit 2000.

E di se ka ndonjë arsye mos me votu LDK-në.

Por një arsye e vetme që i mund të gjitha... dhe pse duhet me votue LDK-en është programi i djathtë i LDK-es.

Pleqtë tanë kanë thënë runa Zot nga Zengjini i Ri dhe nga komunistët e rinj, sepse ata komunistët e vjetër të Titës jam eformuar dhe ju kanë përshtat programit të LDK-së e këta të komunistëve të rinj 100 herë më te kqinj ishin se këta të vjetrit ishin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat