Halimi tregon cilësinë interesante të Bulliqit që e bën të favorshëm në zgjedhje

Aktuale

Halimi tregon cilësinë interesante të Bulliqit që e bën të favorshëm në zgjedhje

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 22:16
Shpejtim Bulliqi

Sociologu Fisnik Halimi ka thënë se fitorja e LDK’së në bastionin e saj në komunën e Podujevës nuk është e sigurt.

Ai ka treguar në emisionin Pressing në T7 se dalja në votime do të jetë e madhe sipas hulumtimeve.

“Është e shkruar se në Podujevë janë mbi 80 mijë persona të rritur që kanë të drejtë për votë. Por kjo shifër është më e vogël. Janë diku 40 mijë qytetarë që kanë të drejtë vote. Dalja do të jetë e madhe”

Ai thotë se llapjanët nuk do ta kishin të vështirë të votonin ndonjërin prej kandidatëve pasi të gjithë janë të afërt për ta.

“Shpejtim Bulliqi është pioner i LDK’së e për atë qytetari i Llapit nuk e ka problem me ja qit votën”, thotë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat