Bajqinovci: Agim Veliu i jep tender të pampersave pronarit të Beni Donës në MPB

Aktuale

Bajqinovci: Agim Veliu i jep tender të pampersave pronarit të Beni Donës në MPB

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 13:05
Mefail Bajqinovci

Deputeti i VV’së, Mefail Bajqinovci gjatë fjalimit të tij në Kuvend ka sqaruar arsyet pse nuk është i pranishëm në seancë ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu.

Bajqinovci po thotë se Veliu nuk erdhi në Kuvend për shkak se ka shkuar t’i jap pampersa kompanisë “Beni Dona” në ministri të Brendshme.

Ai ndryshe gjatë fjalimit ju drejtuar deputetëve të LDK’së që ta lejojnë të flet pasi bënin zhurmë dhe nuk dëgjohej.

Ndryshe, ai bëri një sërë pyetjesh ndaj Veliut dhe tha se nuk erdhi pasi e dinte se me çfarë do të ballafqohej.

“Zoti ministër, a ka mundësi të më lejoni të flas bre, t’jau tregoj disa elemente pse s’ka ardhë Agim Veliu.Agim Veliu le që i jep tender BENI DONËS në Podujevë, Agimi shkon i jep pampersa Beni Donës në Ministri të Brendshme. E ka ditë ai me çka ka me u ballafaqu qata këtu e kemi thatë”, tha Bajçinovci. ka thënë Veliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat