Sekretari i MTI-së mohon se ka kërcënuar ministrin Krasniqi: E gjitha është inskenim, nivel i ulët i një ministri

Aktuale

Sekretari i MTI-së mohon se ka kërcënuar ministrin Krasniqi: E gjitha është inskenim, nivel i ulët i një ministri

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 15:09
Burim Rreci

Sekretari i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Burim Rreci ka mohuar se ka kërcënuar ministrin e kësaj ministrie Vesel Krasniqi.

Rreci në një prononcim  ka thënë se ministri është duke shikuar t’i arsyetojë vendimet e tij të kundërligjshme.

“Tash këqyr me i arsyetua vendimet e veta të kundërligjshme. Nuk është e vërtetë që e kam kërcënuar, ai sot thotë kështu pyetni përse nuk ka treguar më herët por sot”, ka thënë Rreci.

Ai ka shtuar se e gjithë kjo është një inskenim.

“E kanë bërë një inskenim kishe është thyer një xham poshtë. Nivel i ultë i një ministri”, u shpreh Rreci.

Tutje ai ka sqaruar se me vendim të Gjykatës ai vazhdon të jetë sekretar i MTI-së, kurse siç thotë ai “me letra të ministrit nuk jam sepse ai lëshon vendime të kundërligjshme”.

Ndryshe ministri Vesel Krasniqi sot ka thënë për Telegrafin se është kërcënuar me jetë nga ish-sekretari Burim Rreci dhe se rastin e ka paraqitur në polici. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat