Kur kanë mbetur më pak se 48 orë deri në zgjedhjet lokale në komunën e Podujevës, Isa Mustafa dhe Agim Veliu kanë shkuar në Podujevë në përkrahje të Nexhmi Rudarit, por ata u brohoritën nga aktivistët e VV-së, shkruan “Bota sot”.
Pamjet i ka publikuar drejtori i DFK në Podujevë, Shemsi Jashari, i cili ka bërë thirrje që të mos tensionohet situata.
Por pas kësaj ngjarjeje, ka eskaluar situata ku ka kaluar në përleshje fizike mes aktivisëve të VV-së dhe LDK-së.
Në ato momente nuk ka qenë policia afër që t’i ndalojë.