Hoti homazhe të monumenti i Skënderbeut dhe shtatorja e Rugovës: Sot ditë feste për gjithë shqiptarët

Aktuale

Hoti homazhe të monumenti i Skënderbeut dhe shtatorja e Rugovës: Sot ditë feste për gjithë shqiptarët

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 09:47
Avdullah Hoti

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka bërë homazhe te monumenti i heroit kombëtar Gjegj Kastrioti-Skënderbeu dhe shtatorja e presidentit historik, Ibrahim Rugova, me rastin e Ditës së Flamurit.

Hoti ishte i shoqëruar nga dy zëvendëskryeministrat, Tahiri e Selmanaj.

Kryeministri në një deklarim për medie tha se 28 nëntori është festë e gjithë shqiptarëve.

“Sot është ditë feste për çdo shqiptarë. Filluam nderimet tona nga shtatorja e Skënderbeut me të cilën identfikohet nëntori i parë, vazhduam tek shtatorja e presidentit Rugova, dhe do të vazhdojmë në Prekaz, në vendin e shenjtë për të treguar nderime ndaj tyre dhe ndaj gjithë atyre që kanë kontribuar për lirinë dhe pavarësinë që e gëzojmë ne sot”, ka thënë Hoti.

Data 28 nëntor shënon ngjarje të rëndësishme në historinë shqiptare. Më 28 nëntor të vitit 1443 Skënderbeu ishte kthyer në Krujë, pastaj më 28 nëntor të vitit 1912, Shqipëria shpalli pavarësinë e saj.

Po më 28 nëntor të vitit 1997 në fshatin Llaushë të Skenderajt, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, kishte bërë paraqitjen e parë publike. 28 nëntori është edhe ditëlindja e komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat