Shiroka Pula pret në takim ambasadoren e Suedisë, flasin për integrimin evropian të Kosovës

Aktuale

Shiroka Pula pret në takim ambasadoren e Suedisë, flasin për integrimin evropian të Kosovës

Më: 20 nëntor 2026 Në ora: 15:23
Pamje nga takimi

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim ambasadoren e Suedisë në Kosovë, Åsa Pehrson.

Sipas njoftimit për media në këtë takim është diskutuar lidhur me integrimin evropian të Kosovës

Po ashtu u diskutua edhe për mundësitë e zgjerimit të shkëmbimeve tregtare dhe investimeve suedeze në Kosovë.

Njoftimi:

Presidentja Shiroka Pula priti në takim ambasadoren e Suedisë, Åsa Pehrson

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim ambasadoren e Suedisë në Kosovë, Åsa Pehrson.

 Presidentja vlerësoi veçanërisht mbështetjen e Agjencisë Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Zhvillim (SIDA) në fushën e demokracisë, sundimit të ligjit dhe zhvillimit ekonomik.

 Më tej, Presidentja theksoi rëndësinë e mbështetjes së Suedisë për integrimin evropian të Kosovës dhe anëtarësimin në Këshillin e Evropës. Ajo gjithashtu ngriti nevojën për bashkëpunim në forcimin e kapaciteteve për përballimin e kërcënimeve hibride.

 Në takim u diskutua edhe për mundësitë e zgjerimit të shkëmbimeve tregtare dhe investimeve suedeze në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat