Gjini takohet me të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës Amerikane

Aktuale

Gjini takohet me të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës Amerikane

Nga: A.M. Më: 20 nëntor 2026 Në ora: 16:14
Ardian Gjini gjatë takimit me të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini, ka pritur sot në takim të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Anu Prattipati.

Përmes një postimi në Facebook, Gjini ka bërë të ditur se në takim është diskutuar për zhvillimet aktuale politike në vend dhe qëndrimet e Aleancës në këtë periudhë.

Ai ka thënë se e ka njoftuar Prattipatin për qëndrimet e partisë, në një kohë kur, sipas tij, vendi po përballet me një krizë të thellë energjetike.

Gjini ka theksuar se Aleanca do të jetë e pakompromis në mbrojtjen e demokracisë dhe të arriturave të Kosovës si shtet.

Në fund, kreu i AAK-së ka shprehur falënderimin për angazhimin personal të Prattipatit dhe për ndihmën e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat