Reagon Miftaraj: Sa e sa hajni, matrapazi, tradhtari e korrupsioni shkojnë sot në Prekaz

Aktuale

Reagon Miftaraj: Sa e sa hajni, matrapazi, tradhtari e korrupsioni shkojnë sot në Prekaz

Nga: G.B Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 11:13
Ehat Miftaraj

Ehat Miftaraj nga IKD ka reaguar lidhur me homazhet që po bëhen sot në Prekaz.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se sa hajnim matrapazi, tradhtari e korrupsioni shkojnë sot në Prekaz, Zot ndihmona, përcjell Bota sot.

Miftaraj ka thënë se nuk do të kishte të paguar që të ekzistonte një detektor që i identifikon gjithë këta.

"Respekt dhe gëzuar festat e Nëntorit për të gjithë shqiptarët e mirë anë e kënd globit", ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Sa e sa hajni, matrapazi, tradhtari e korrupsioni shkojnë sot në Prekaz, Zot ndihmona!

Nuk kish pas të paguar me ekzistu ndonjë detektor që identifikon krejt këta më lartë. Veç kish fishkëllu detektori piiiiiipppppppp, piiiiiiiiippppppp.

Respekt dhe gëzuar festat e Nëntorit për të gjithë shqiptarët e mirë anë e kënd globit!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat