Deputeti shqiptar që “dridhi” Serbinë paralajmëron se do ta vendosë edhe flamurin e Kosovës në Kuvendin serb

Aktuale

Deputeti shqiptar që “dridhi” Serbinë paralajmëron se do ta vendosë edhe flamurin e Kosovës në Kuvendin serb

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 12:30
Shaip Kamberi

Deputeti shqiptar në Serbi, Shaip Kamberi, e ka quajtur të domosdoshme vendosjen e Flamurit Kombëtar brenda sallës së Parlamentit në Beograd.

Kamberi tani ka paralajmëruar se në Kuvendin e Serbisë do ta vendos edhe flamurin e Republikës së Kosovës.

Ai ka thënë se e ka ndërmarrë këtë iniciativë për të shprehur indinjatën e tij ndaj Qeverisë Serbe që të lejoj përdorimin e lirshëm të simboleve kombëtare për pakicat siç bëjnë edhe vendet e rajonit.

Njësoj sikur që e vendosi flamurin Kombëtar-shqiptar, Kamberi premtoi se ashtu do ta vendosë një ditë edhe flamurin e Republikës së Kosovës, në Kuvendin e Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat