Fadil Kajtazi, ekspert i sigurisë në një postim të tij në Facebook ka elaboruar shtatoren e komandantit legjendar e cila u zbulua sot në Prizren.
Kajtazi shprehet se kjo skulpturë-shtatore me këtë nivel artistik na turpëron neve të gjallëve.
“Gjitha elementet artistike që duhet t’i ketë një skulpturë e thjeshtë këtij punimi i mungojnë. I mungon dinamika, plastika, anatomia dhe realiteti!”, shkruan Kajtazi.
Ja shkrimi i tij:
Nuk e dijë kush është skulptori që ka punuar shtatoren e heroit historik të Kosovës Adem Jasharin, që është vendosur në njërin nga sheshet e Prizrenit.
Nuk e dijë kush ka qenë komisioni përzgjedhes i ketij punimi, por kjo skulpturë-shtatore me këtë nivel artistik na turpëron neve të gjallëve.
Gjitha elementet artistike që duhet t'i ketë një skulpeturë e theshtë këtij punimi i mungojnë. I mungon dinamika, plastika, anatomia dhe realiteti!