Hoti: Nuk jemi para kolapsit, por në gjendje emergjente shëndetësore

Aktuale

Hoti: Nuk jemi para kolapsit, por në gjendje emergjente shëndetësore

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 11:46
Avdullah Hoti

Kryeminstri i Ksoovës, Avdullah Hoti thotë se Kosova nuk është para kolapsit por në gjendje emergjente shëndetësore.

Hoti thotë se strategjia e Kosovës është në përputhje me strategjitë e vendeve tjera.

Ai thotë se në secilin vend, vala e dytë ka sjellur numër të madh të të infektuarve.

“Lidhur me festën e 28 nëntorit, Qeveria ka zbatu një agjendë zyrtare që nga viti 2009.  Pasi që punëtorët shëndetësor nuk e kanë pushim, ne vendosëm që edhe shërbyesit civil të dalin në punë. Ne kemi raportu në Kuvend se çka kemi ba për menaxhimin e pandemisë. Nuk jemi para kolapsit por në gjendje emergjente shëndetësore. E kemi përmirësu furnizimin me barna. Numri i të infektuarve në valën e dytë në secilin vend është më i lartë. Po bëjmë maksimumin të i dalim ballë situatës. Strategjia jonë është në përputhje me strategjitë e vendeve tjera. E kemi rregullu çështjen e shtesave, edhe për mjekë, staf teknik dhe stafin mbështetës. Do shohim a mund tu dalim në ndihmë familjeve të prekura me Covid-19. Familjeve me asistencë sociale i është dyfishuar asistenca”, thotë Kryeministri në seancën pleanre të Kuvendit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat