Kusari-Lila tregon se kur presin ta rrëzojnë Qeverinë Hoti

Aktuale

Kusari-Lila tregon se kur presin ta rrëzojnë Qeverinë Hoti

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 19:25
Mimoza Kusari-Lila

Kryetarja e partisë Alternativa, njëherësh deputetja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, thotë se Gjykata Kushtetuese, shumë shpejtë duhet të dalë me vendim për të na treguar se a është shkelur Kushtetuta, kur është votuar Qeveria Hoti.

Kusari-Lila thotë se PDK është duke hezituar t’i japë nënshkrimet e saj për rrëzimin e Qeverisë Hoti.

“Shumë afër është pasnesër është dëgjimi në Gjykatën Kushtetuese ashtu siç është paralajmëruar me dy dhjetorë, në mënyrë që të dëgjohen palët dhe pastaj edhe të merren komentet e komisionit të Venecias.

Pas asaj besojmë që Gjykata shpejt do të duhet ta bënte publike vendimin me ç ‘rast edhe do të duhet të përcaktohej fati i Qeverisë, ndoshta edhe pa pasur nevojë që të organizohet seanca për mocion të mosbesimit me një vendim të Gjykatës Kushtetuese e cila do ta kthente në noll pozicionin e Qeverisë Hoti apo automatikisht do t’i bënte qeveri në dorëheqje deri në një proces tjetër që është i domosdoshëm. Në këtë rast do të ishte procesi i zgjedhjeve ndërsa në anën tjetër sa i përket mbledhjes së nënshkrimeve dhe vazhdimit të procesit ka pasur njëfarë forme një hezitim dhe një ndalim të partive tjera, apo në këtë rast edhe partisë opozitare PDK-së por edhe partive tjera në pushtet përveç LDK-së të cilat kanë pritur situatat”, ka deklaruar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat