Fitorja e VV-së në Podujevë, Kusari – Lila: Ju dërgua një mesazh i fortë LDK-së

Aktuale

Fitorja e VV-së në Podujevë, Kusari – Lila: Ju dërgua një mesazh i fortë LDK-së

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 19:30
Mimoza Kusari-Lila

Kryetarja e partisë Alternativa, njëherësh deputetja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, konsideron se fitorja e LVV-së në Podujevë, ka përcjellur një mesazh të fort te LDK-ja, për të cilin thotë se është një frymë e cila më shumë se kurrë e tregon gatishmërinë e qytetarëve për të qenë pjesëmarrës në vendimmarrje për të sotmen dhe të ardhmen e tyre.

“Unë mendoj që janë dy efekte të drejtpërdrejta të zgjedhjeve në Podujevë, e para është fakti që e tregon gatishmërinë dhe vullnetin e qytetarëve të Republikës për ndryshim dhe atë në vendin ndoshta siç e përmende bastion të LDK-së, ku gjithmonë është konsideruar si e garantuar vota për LDK-në, të fitoj një parti tjetër me të cilën LDK-ja ishte në pushtet pra kishin partneritet dhe LDK e rrëzoj atë qeveri, të fitoj pa balotazh në raundin e parë me afër 52%. Domethënë kjo në vetvete e ka përcjellë një mesazh tepër të fort te LDK-ja dhe domosdoshmëria e ndryshimit të qasjes të cilën e kanë mbajtur deri më tash”, ka thënë fillimisht Kusari-Lila.

Ajo në një intervistë, ka thënë se pasi VV-ja kaloi në epërsi në Podujevë, partitë tjera do të fillojnë tashmë kalkulime që si dhe çfarë mënyre të bëhen bashkë që të mposhtin LVV-në.

Ndërkaq, shton se vendi duhet të shkoj në zgjedhje.

“Ndërsa efekti i menjëhershëm është mesazhi për të gjitha partitë tjera të cilat ose kanë hezituar ose kanë kalkuluar të pritët rezultati zgjedhor i Podujevës për të shkuar apo mos shkuar në zgjedhje. Tash mendoj që nuk ka dyshime që zgjedhjet janë të domosdoshme po shihet që është një frymë e cila më shumë se kurrë e tregon gatishmërinë e qytetarëve për të qenë pjesëmarrës në vendimmarrje për të sotmen dhe të ardhmen e tyre dhe natyrisht që do të jetë njëfarë orientimi për partitë apo koalicionet e mundshme, rrjedhimisht që partitë do të fillojnë tash më kalkulime që si dhe çfarë mënyre të bëhen bashkë që të mposhtin LVV-në apo edhe se çfarë mund të jetë rezultati pas zgjedhjeve parlamentare”.

Tutje ajo thekson se kredibiliteti i Qeverisë Hoti tërësisht ka humbur.

“Një gjë e shohim kredibiliteti i Qeverisë Hoti tërësisht ka humbur, domethënë është tregu si qeveria më jo efektive që kemi pasur ndonjëherë në histori të Kosovës, me afër 5 muaj projektligje të pa kaluara”, ka deklaruar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat