Sveçla me një batutë malazeze komenton deklaratën e Isa Mustafës pas zgjedhjeve në Llap

Aktuale

Sveçla me një batutë malazeze komenton deklaratën e Isa Mustafës pas zgjedhjeve në Llap

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 20:51
Xhelal Sveçla

Anëtari i VV’së, Xhelal Sveçla ka komentuar deklaratën e kryetarit të LDK’së pas fitores së kandidatit të VV’së në Podujevë, Shpejtim Bulliqi.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se deklarata e Mustafës i takon një batute malazeze.

 “I pari i LDK’së deklaron se partia e tij e merr humbjen si akt të demokracisë, derisa gëzimin e Vetëvendosjes për fitoren në Podujevë e sheh si etje për pushtet.”

“Kjo deklaratë qesharake po ma kujton batutën me ate malazezin i cili nje betejë e shpjegon me fjalet: “Ne iknim si kreshnika e ata na ndiqnin si frikacak”.”, shtoi ai në rrjetin social Facebook. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat