Limaj: Pas 12 qershorit 1999 asnjë krim i supozuar nuk mund të identifikohet me UÇK-në

Aktuale

Limaj: Pas 12 qershorit 1999 asnjë krim i supozuar nuk mund të identifikohet me UÇK-në

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 14:52
Fatmir Limaj

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj i ka bërë apel të gjithë njerëzve që të mos e identifikojnë̈ Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) me vrasje të supozuara politike.

Limaj thotë se është e pandershme dhe e padrejtë që të identifikohet UÇK me vrasje të supozuara politike dhe se kjo është fyerje për mijëra luftëtarë të UÇKsë që me i akuzu pas periudhës që s’ka pas UÇK.

“Pas 12 qershorit asnjë individ në çfarëdo krimi të dyshuar që ka mund të marr pjesë nuk mund të identifiokohet me UÇK. Është fyerje për mijëra e mijëra luftarëve të UÇK-së më i akuzu pas periudhës që s’ka pas UÇK. S’ka UÇK pas 12 qershorit. Secili jep përgjegjësi për veprimet individuale mas 12 qershorit dhe askush nuk mund të thirret në emër të UÇK-së pas 12 qershorit”, ka thënë Limaj për televizionin publik.

Mes tjerash, kryetari i Nismës ka folur edhe për çështjen e të zhdukurve.

Ai ka thënë se në të njëjtën ditë kur njerëzit krerët e UÇK-së dolën në Gjykatën e Hagës, po në të njëjtën ditë u hapen varreza masive në Serbi në Rashkë.

“Kanë pushkatuar gra, pleq e fëmijë i kanë varrosur dhe kanë besuar që Kosova s’ka më qenë e lirë dhe kur e kanë pa që Kosova po lirohet në mënyre të organiuzuar janë kthyer në vendin e krimit i kanë zhvarrosë dhe i kanë dërguar në Serbi. I kanë dërguar në Kazermë si me i cu në kazermën Adem Jashari në institucion shtetëror mbi 700 trupa. Kanë shku në Rashkë i kanë fut njerëzit në varr dhe kanë ndërtuar ndërtesa mbi varreza”, ka theksuar Limaj 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat