​Rrahmani-Zemajt: Shikimin e ke goxha të mirë, por nuk po të dalin rezultatet

Aktuale

​Rrahmani-Zemajt: Shikimin e ke goxha të mirë, por nuk po të dalin rezultatet

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 15:25
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike

Zgjedhjet në Podujevë, u bën temë edhe në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike, ku po raportonte ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj. Ky i fundit e la në gjysmë raportimin ku ishte paraparë shqyrtimi i Raportit të auditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare të vitit 2019, për Ministrinë e Shëndetësisë. E krejt kjo ndodhi pas përplasjes që pati me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani.

Arsyet e kësaj përplasjeje ishin zgjedhjet në Podujevë të mbajtura të dielën, fituese e të cilave doli Vetëvendosje, e për çka deputeti Rrahmani i tha Zemajt se shikimin e ka të mirë, por që nuk po i dalin rezultatet.

Rrahmani- Zemajt: Shikimin e ke goxha të mirë, por rezultatet zakonisht nuk po të dalin

“E para po më vjen mirë që e ka gjetur guximin edhe me ardh në komision me raportu, për shkak që në shumë komisione edhe po heziton ose po ke frikë me raportua, edhe pse e ka obligim […] Unë pajtohem plotësisht me deputeten Vlora e cila tha se z. Zemaj e lexoi shumë mirë, edhe po pajtohem që leximi ishte shumë i mirë, por edhe shikimin e ka goxha të mirë, por rezultatet zakonisht nuk po i dalin qysh nuk i dolën as në Podujevë, edhe përkundër premtimeve”, i tha ai Zemajt.

Deklaratë kjo që u bë shkas që ministri Zemaj ka dal nga mbledhja, duke thënë se nuk është këtu për "spektakle".

Anëtari i këtij komisioni, Bedri Hamza nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës kërkoi nga Zemaj që të qëndroj por që theksoi që me zor nuk mund ta ndalin. Edhe këtu pati ndërhyrje nga deputeti Rrahmani.

Hamza: Nuk është korrekte që cështjen e Podujevës ta bëni temë diskutimi

“Tu kisha lut me mirësjellje, ministër, tu kisha lut me qëndru, ne të respektuam zoti ministër, me zor nuk mund të ndalim […] Eman Rrahmani: “As fitoren nuk mund ta bijmë […] zotëri deputet nuk është korrekte prej juve të bëni temë të diskutimit çështjen e Podujevës, kur ne e kemi në rend të ditës Raportin e Auditimit për vitin 2019. Mirëpo, kjo nuk ke korrekte prej juve zotëri deputet, me gjithë respektimin maksimal”, ka thënë Hamza.

Debati ka shkuar edhe më tej, ku pati përplasje mes Rrahmanit e deputetes nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri.

Rrahmani-Gaxherrit: Po përfundon epoka jote

“Besë, unë bëj politikë kur të vi edhe këtu edhe në kuvend, edhe ti nuk mundesh as me ma ndalu, por ti je këtu me humb qysh po hup çdo ditë, kështu që po përfundon epoka jote po ec, ti po shkon. Kështu që për atë po të kap edhe sikleti edhe nervozë, unë nuk mundem me ta hjek këtë [...] Edhe Besa Gaxherri që nuk ka arritur të fitoj një kulturë debati edhe tash sa mandate që nuk është këtu, nuk do ta arrin ndonjëherë, por vazhdo kështu”, ka shtuar Rrahmani.

Ndërkaq, deputetja Gaxherri theksoi se është deputete që gjashtë mandate, ku edhe për këtë Rrahmani i tha se “do të mbahet mend”.

Gaxherri: Unë do të mbahem mend që kam kontribuar për vendin tim

“ Përvoja ime koleg i nderuar ka bërë që ky komision dhe komisioni për Buxhet dhe Financa, i kemi lën anash këto dallime që i kemi ne, dhe ne jemi persona politik të përzgjedhur [...] “Mend mbahesh për këta” [...] Po, mend mbahna, sepse mos me u pa mbajt nuk isha në mandatin e gjashtë, kam me u mbajt tërë jetën unë në mend. Për ty nuk e di, për çka? Po tash ti nuk je ai që unë të jap ty llogari për çka unë kam me u mbajt në mend, amo unë kam me u mbajt mend që kam kontribuar për vendin te, gjithmonë, dhe që unë guxoj me i këqyr në sy secilin”, shtoi ajo.

Ndërsa, kryetari i komisionit Bedri Hamza tha se në komisionet e ardhshme, në rast se do të ketë devijim të temës, ai do të marrë masa. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat