Zemaj: Sot, në ditëlindjen e 76-të, Presidenti Rugova po kthehet në bronz në shtëpinë e vet

Aktuale

Zemaj: Sot, në ditëlindjen e 76-të, Presidenti Rugova po kthehet në bronz në shtëpinë e vet

Nga: G.B Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 13:01
Shtatorja e presidentit historik dr. Ibrahim Rugova

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, ka thënë se sot në ditëlindjen e 76-të, presidenti Rugova po kthehet në bronz në shtëpinë e vet, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Facebook, ku ka publikuar dhe foton e shtatores së presidentit, Zemaj ka thënë se nga sot, Istogu dhe Dukagjini është edhe më i bukur edhe më me vlerë me kompleksin memorial të Presidentit dr. Rugova.

Postimi i tij i plotë:

Sot, në ditëlindjen e 76-të të Presidentit Rugova, ai po kthehet në bronz në shtëpinë e vet.

Nga sot, Istogu dhe Dukagjini është edhe më i bukur edhe më me vlerë me kompleksin memorial të Presidentit dr. Rugova.

Lavdi jetës dhe veprës së Presidentit, dr. Ibrahim Rugova!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat