PDK thërret seancë të jashtëzakonshme, konfirmojnë votën për Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike

Aktuale

PDK thërret seancë të jashtëzakonshme, konfirmojnë votën për Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 14:09
Enver Hoxhaj

Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se do të votojë Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike në Kuvend.

Nga kjo parti kanë bërë të ditur se do të iniciojnë një seancë të jashtëzakonshme ku presin se do të kalojë Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike.

“Sot kemi pas një mbledhje të gjatë të partisë. Sot si kryesi kemi debatuar se si ta ndihmojmë vendin. Kemi kërkuar për muaj që të gjitha partitë të ulen dhe ta riadresojmë çështjen e rimëkëmbjes ekonomike, Kjo pako ka dështuar për muaj të tërë. Sot PDK do të inicojë seancë të jashtëzakonshme sa i përket Ligjit ku presim që edhe partitë tjera duhet ta votojnë ngase është në mbështetje të qytetarëve dhe bizneseve”, u shpreh Enver Hoxhaj, ushtrues detyre i kryetarit të PDK-së.

Hoxhaj tha se seanca pritet të mbahet të premten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat