Isa Mustafa i çon mesazh Albin Kurtit: Të dalim përballë në zgjedhje të përgjithshme dhe ato lokale

Aktuale

Isa Mustafa i çon mesazh Albin Kurtit: Të dalim përballë në zgjedhje të përgjithshme dhe ato lokale

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 21:05
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, e ka quajtur atë të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, si person të shkathët në bërjen e propagandës.

Në pyetjen se a është Lidhja Demokratike e gatshme për shkuarjen në zgjedhje të parakohshme, Mustafa tha se janë të gatshëm t’i dalin përballë Kurtit, qoftë në zgjedhje të përgjithshme, qoftë në ato lokale.

“Ky është mjaft i shkathët në propagandë.

Ne nuk i frikësohemi zgjedhjeve. Ne i dalim përballë Albin Kurtit, qoftë në zgjedhje të përgjithshme, qoftë në ato lokale”, ka thënë Mustafa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat