Pamje/ Fjalimi i Ibrahim Rugovës në Parlamentin Europian që i ngriti në këmbë të gjithë eurodeputetët

Aktuale

Pamje/ Fjalimi i Ibrahim Rugovës në Parlamentin Europian që i ngriti në këmbë të gjithë eurodeputetët

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 11:18
Ibrahim Rugova

Presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova, dje u përkujtua në datën e tij të lindjes.

Rugova, vlerësohet se pa reshtur luftoi për bërjen shtet të Kosovës, e këtë e bënte me vizionin e tij largpamës, duke kërkuar gjithnjë paqe para miqve ndërkombëtarë.

Në vitin 1998 ai pranoi çmimin Saharov nga Parlamenti Evropian për përpjekjet paqësore për zgjedhjen e çështjes së Kosovës.

Fjalimi i tij në sallën e Parlamentit Evropian bëri që të çohen në këmbë të gjithë euro-deputetët dhe ta duartrokasin atë.

“Unë do të doja të theksoj që zgjidhja më e mirë për Kosovën është pavarësia, kuptohet me të gjitha garancitë për serbët që jetojnë në Kosovë. Pavarësia e Kosovës do të lejojë kthimin e paqes dhe stabilitetit ne këtë pjesë të Evropës, duke filluar me Shqipërinë, Maqedoninë e madje edhe Serbinë”, kishte deklaruar ish-presidenti i ndjerë i Kosovës.

Në vazhdim mund ta ndiqni fjalimin e ish-presidentit, i cili i ngriti në këmbë deputetët e Parlamentit Evropian:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat