​Nagavci: Institucionet po dështojnë të mbështesin personat me nevoja të veçanta

Aktuale

​Nagavci: Institucionet po dështojnë të mbështesin personat me nevoja të veçanta

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 16:33
Arbërie Nagavci

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci ka adresuar kritika ndaj Institucioneve të Kosovës për mos mbështetje ndaj personave me nevoja të veçanta.

Deputetja e LVV-së, në foltoren e Kuvendit, gjatë debatit të sotëm parlamentar për personat e nevojave të veçanta tha se ekzekutivi po dështon në përkrahje të këtyre të fundit.

Nagavci: Institucionet tona po dështojnë sa i përket personave me nevojave të veçanta

“Institucionet tona po dështojnë sa i përket personave me nevojave të veçanta dhe mbështetjes për familjet e tyre. Nuk e kanë as idenë se çfarë gjendje janë personat me nevoja të veçanta dhe jo vetëm që nuk i njohin nevojat e tyre, por nuk bëjnë asgjë për ta”, tha ajo.

Krahas kësaj, e dyta e Kuvendit tha se do të propozojnë amendamente për buxhetin e vitit të ardhshëm të rritet numri i asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta.

Nagavci: Do të paraqesë amendamente për të rritur numrin e asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta

“Edhe këtë vit sikur legjislaturën e kaluar do të paraqesë amendamente për të rritur numrin e asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta dhe stafit mbështetës dhe profesional në institucioneve arsimore”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat