Rrëfimi i Erzës: Krimineli serb më vrau babain, xhaxhin e gjyshin, ndërsa gjykata merr një vendim kaq të padrejtë...

Aktuale

Rrëfimi i Erzës: Krimineli serb më vrau babain, xhaxhin e gjyshin, ndërsa gjykata merr një vendim kaq të padrejtë...

Hava Orana Xhukolli Nga Hava Orana Xhukolli Më 3 dhjetor 2020 Në ora: 19:44
Erza Shehu

Gjatë ditëve të fundit është publikuar vendimi i ri ndaj të akuzuarit për krime lufte Darko Tasiq. Derisa ai ishte publikuar me 22 vite për krime lufte ndaj banorëve të Krushës së Madhe dhe të Vogël, atij i është përgjysmuar dënimi në 11 vite.

Kjo ka revoltuar banorët e Krushës dhe sot ata kanë dalë në protesta para Gjykatës së Apelit. Ata kanë kundërshtuar këtë vendim të ri të gjykatës.

Njëra ndër të dëmtuarat e të bëmave të krimineli Tasiq, është edhe Erza Shehu. Ajo duke rrëfyer për “Bota sot”, tregon se ka humbur babain e saj, xhaxhain e gjyshin. Ajo ishte vetëm dy muajshe kur ia kanë masakruar babain dhe pjestarët e tjerë të familjes.

Ajo thotë se nëse një person vret një tjetër atij duhet t’I jepet një dënim maksimal, ndërsa kur shuan një fshat të tërë, ai nuk duhet të dënohet me 22 vjet apo edhe t’i përgjysmohet dënimi.

“Unë jam nga Krusha e Vogël. Kam të humbur babain , gjyshin dhe xhaxhin, por nga familja e ngushtë gjithsej 39 anëtarë të familjes. Ky vendim nuk është vendim i duhur se veq nëse një person e mbyt dikush atëherë atij i jepet dënimi maksimal i merituar, ndërsa për këtë rast apo të themi shuarja e një fshati ku 113 persona janë djegur dhe hedhur në lumin Dri ku ende sot e kësaj dite ende as edhe një gjurmë nuk kemi prej tyre e krimineli apo bashkëpunëtori i kriminelave dënohet më 22 vjet burgim ndërsa Gjykata e Apelit e përgjysmon këtë vendim”, rrëfen Erza.

Ajo thotë se familja e saj ka bërë intervista të ndryshme deri tek ndërkombëtarët dhe ka përmendur të gjitha faktet dhe kriminelët me emra.

“Nuk po e shoh të arsyshme, sepse i ndjeri agja i babit Qamil Shehu ka bërë intervista nga më të ndryshmet deri tek ndërkombetarët ku ka përmendur krejt faktet si dhe kriminelët i ka cek me emra. Unë personalisht jam duke studiuar në juridik tashmë absolvente dhe nuk po mundem me i kuptu Gjykatësit sesi kanë marrë një vendim kaq të padrejtë. Ne nuk kemi me u ndal pra”, thotë ajo tutje.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat