“Lomsh”/ Edhe Nisma shfaq pretendimet për presidentin: Kandidat i joni është Fatmir Limaj

Aktuale

“Lomsh”/ Edhe Nisma shfaq pretendimet për presidentin: Kandidat i joni është Fatmir Limaj

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 08:23
Fatmir Limaj

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Bekim Brestovci ka thënë se subjekti partiak që ky përfaqëson, do të jetë pjesë e tryezës së Kryeministrit Avdullah Hoti për çështjen e presidentit.

Brestovci ka bërë të ditur se edhe Nisma Socialdemokrate do ta prezantojë kandidatin e saj për president, i cili tha se do të jetë Fatmir Limaj.

”Nisma do jetë pjesë e tryezës së bisedimeve sepse është edhe pjesë e koalicionit qeverisës”.

”Ne në Nisma jemi të mendimit që edhe ne të japim një kandidat në tryezë. Kandidat do të jetë kryetari i Nismas Socialdemokrate, Fatmir Limaj. Por kjo ngelet çështje e negocimit mes partive politike të cilat do jenë pjesë e bisedimeve të tryezës për çështjen e presidentit”.

”Dimë edhe faktin që Qeveria ka nevojë për forcim të koalicionit qeverisës. Flitet në media që do të jetë me interes të pjesës së koalicionit qeverisës që t’i bëhet ftesë edhe PDK-së për t’u bërë pjesë e kaolicionit qeverisës ndaj dhe pritet që edhe PDK të ketë një kandidat të saj për çështjen e presidentit. Kështu që prapë them që kjo gjë mbetet çështje e negocimit të partive qeverisëse dhe asaj partneres së re të koalicionit për të vendosur për postin e presidentit”.

Pse mendoni që Fatmir Limaj është i duhuri për President të Kosovës?

”Ne mendojmë që Limaj është kandidati më i mirë për kohën që gjendemi tani. Është figurë shumë unifikuese. Jemi të atij mendimi që Fatmir Limaj do të ishte një reprezentat më i miri për shtetin e Kosovës”.

”Roli ynë në koalicion ka qenë çdoherë unifikues. E mbajmë qëndrimin e tillë siç e kemi mbajtur deri më tani. Kemi mirëpritur ardhjen e deputetëve të tjerë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat